Kompanitë e basteve e vlerësojnë Kosovën favorite përballë Rumanisë në “Fadil Vokrri”

Kosova të premten e nis rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, derisa për kundërshtar të parë ka Rumaninë.

Kosova e Rumania janë favoritët kryesorë për ta fituar këtë grup, derisa shorti deshi që ato të ndeshen në ndeshjen e parë dhe të fundit të këtij grupi, shkruan Ballkani.info.

Sipas kompanive të basteve Kosova është favorite për ta fituar këtë ndeshje, ani pse përqindja nuk është shumë e madhe.

Fitorja e Kosovës ka kuotën 2.45, ajo e Rumanisë 2.95 ndërsa barazimi vlerësohet me kuotën 3.18.

Ndeshja Kosovë – Rumani luhet të premten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *