June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Rrahmani pas golit që siguroi grupet e Championsit: Jam i lumtur, nuk mund të ishte më e embël për mua

Albion Rrahmani mbrëmë ka debutuar me gol te Sparta Praga. Ai ka arritur të shënojë në kualifikimet për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi kosovar është shprehur shumë i lumtur pas debutimit me gol.

“Ndeshja e parë, goli i parë dhe promovimi në Ligën e Kampionëve… Nuk mund të ishte më e ëmbël për mua. Jam i lumtur për veten dhe për familjen time, të cilët sigurisht janë krenarë për mua.”

“Ndeshjen e parë e kam shijuar shumë falë tifozëve. Ata ishin të mrekullueshëm, pa ta do ta kishim vështirë. Ata bënë punën e tyre në tribunë dhe ne në fushë. Shpresojmë se do të vazhdojmë kështu edhe në fazën kryesore të Champions.”

Kujtojmë se Rrahmani pak ditë më parë iu bashkua ekipit çek nga Rapid Bukureshti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *