April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Amir Rrahmani merr një super-lajm për festat e fundvitit

Amir Rrahmani i ka dhënë fund lëndimit që e la jashtë fushës së blertë për më shumë se tre muaj.

Futbollisti kosovar është duke ushtruar fort për t’u kthyer aty ku e kishte lënë, si një lider i vërtetë i Napolit.

Trajneri Luciano Spalletti në fakt do të mundë të llogarisë në përfaqësuesin kosovar për super-sfidën e 4 janarit kundër Interit, shkruan “Sportitalia”.

Ndeshja që do të luhet në San Siro do ta hapë pjesën e dytë të sezonit dhe do të jetë mjaft e rëndësishme për napolitanët, të cilët synojnë të shpallen kampionë në këtë sezon.

Rrahmani kishte pësuar tërheqje muskulore në ndeshje me Cremonesen dhe nga ajo kohë s’kishte mundur ta ndihmonte ekipin napolitan, i cili megjithatë e pati një ecuri pozitive, si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *