Chelsea shkatërron Wolverhamptonin në një ndeshje përplot me gola
Futbollistët e Chelsea-t shënuan fitore bindëse si mysafir ndaj Wolverhampton-it me rezultatin 2-6 (2-2) në xhiron e dytë të Ligës Premiere. Më i merituari për triumfin ishte Noni Madueke, i cili shënoi një hat-trick në vetëm 14 minuta, derisa tri asistimet e të shquarit Cole Palmer ishin shumë të dobishme.
Në pjesën e parë “blutë” nga Londra treguan një lojë më të mirë se mikpritësit dhe shënuan dy herë me golat e Nicholas Jackson dhe Cole Palmer, por “ujqërit” arritën të kundërpërgjigjen me Cunha dhe Larsen, kështu që në pushim rezultati ishte 2-2.
Fillimi i pjesës së dytë solli një shpërthim të vërtetë nga lojtarët e Enzo Marescas. Chelsea kaloi në një ofensivë të fortë dhe rreshtoi raste si në një shirit filmi, ndaj nga gjithë këtë situatë e shfrytëzuan Palmer dhe Madueke, të cilët siguruan fitoren me tre gola të shpejtë në rrjetën e vendasve. Tre golat ishin thuajse identik, veprimet u zhvilluan në krahun e djathtë dhe Madueke nuk e pati problem të realizonte dhe t’i siguronte skuadrës së tij triumfin e parë sezonal.
Mikpritësit u thyen plotësisht, patën përpjekje të dëshpëruara për të lehtësuar humbjen dhe shënuan vetëm një gol tjetër me Mario Lemina, por ai u anulua për shkak të pozitës jashtëloje. Ndërkaq në aksionin e radhës, Chelsea nisi një kundërsulm dhe arriti të shënonte golin e gjashtë dhe shënues këtë herë ishte përforcimi i shtrenjtë, Joao Felix , i cili shënoi rezultatin final 2-6 në minutën e 81-të të ndeshjes.
Në xhiron e radhës, Chelsea do të presë në shtëpi Crystal Palace , ndërsa Wolverhampton do të vizitojë Nottingham Forest. Bournemouth dhe Newcastle United ndanë pikët në një barazim që përfundoi me rezultatin 1-1 (1-0). Nikoqiri kishte avantazh nga minuta e 37-të me golin e Marcus Tavernier, ndërsa Newcastle barazoi në minutën e 76-të me golin e Anthony Gordon. Wolves shënuan edhe në minutat shtesë, por goli i Marco Sensit u anulua me VAR, për prekje të topit me dorë.
