Prishtina shijon fitoren e parë, mposht Ferizajn

Prishtina e ka shënuar fitoren e parë të edicionit. “Bardhekaltrit” e kryeqytetit të shtunën gjatë ditës fituan 3:1 në udhëtim te Ferizaj, që e pësoi disfatën e parë të edicionit aktual. Sunday Akinbule i shënoi dy golat e parë të mysafirëve. Nigeriani 27-vjeçar realizoi në minutën e pestë dhe të 21-të. Në të dyja golat asistues ishte Dion Gallapeni. Planet Veseli e ktheu në lojë Ferizajn me gol të shënuar në minutën e 63-të, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta shmangur disfatën. Prishtina e drejtuar nga francezi Jean-Michel Cavalli, golin e qetësisë e realizoi me zëvendësuesin Ardian Muja, në minutën e 77-të. Prishtina barazoi pa gola në ndeshjen e parë, kurse dueli i xhiros së dytë ndaj Dritës është shtyrë. Ferizaj ndërkohë e fitoi takimin e parë ndaj Feronikelit 74 dhe barazoi më pas me Malishevën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *