Erdogan: Ronaldo i mbështet palestinezët, prandaj ishte nën sanksione politike

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk luajti minuta të mjaftueshëm në Kupën e Botës të përfunduar së fundmi në Katar për shkak të sanksioneve politike.
Në një mbledhje të të rinjve të partisë në qytetin e Erzurumit, Erdogan iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të rinj të partisë dhe tha se portugezi ishte viktimë sepse ai mbështeti “kauzën palestineze”.
“Ata ia bënë këtë Ronaldos nga kotësia. Fatkeqësisht, ndaj tij u vendosën sanksione politike. Dhe nëse fut një lojtar si Ronaldo në lojë në pjesën e dytë, 15 minuta apo gjysmë ore, i merr energjinë dhe forcën mendore”, tha presidenti i Turqisë.
Ai ka treguar se ku do të vazhdojë karrierën portugezi.
“Ronaldo do të shkojë në Arabinë Saudite, sipas informacioneve që kam”, përfundoi Erdogan.