Trepça’89, Trepça e Vëllaznimi nisin rrufeshëm edicionin e ri

Kampionati i Raiffeisen Ligës së Parë pritet të jetë tejet interesant, pasi lufta për të siguruar inkuadrimin në Albi Mall Superligë do të jetë e madhe në të dyja grupet. Veçmas interesant pritet të jetë Grupi A, ku shumë skuadra me traditë synojnë pozitën e parë. Në javën e parë ka lënë gjurmë Trepça’89 që e ka mposhtur Istogun, me rezultat bindës 5:1. Forcën e saj e ka treguar edhe Trepça, e cila si mysafire ka shënuar fitore në Prizren ndaj rivalit të vjetër, Lirisë, me rezultat 2:1. Ambiciet e mëdha qysh në start i ka treguar edhe Vëllaznimi, që iu gëzua fitores si mysafir ndaj Mitrovicës, 1:0. E në Grupin B, Dinamo e Ferizajt e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin duke shënuar fitore si mysafir ndaj Fushë Kosovës, 2:0, derisa me trepikësh edicionin e ka nisur edhe Vjosa që e ka mposhtur Flamurtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *