June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Ja sa para fiton Ballkani nga transferimi i Rrahmanit te Sparta Praga

Ish-golashënuesi i Superligës së Kosovës në futboll, Albion Rrahmani, do të jetë përforcimi i radhës i Spartës së Pragës.


Digisport në Rumani ka raportuar se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, është transferuar për 5 milion euro nga Rapidi i Bukureshtit, në kryeqendrën e Çekisë.

Pos kësaj, klubi rumun do të përfitojë edhe 15% na shitja e parë që Sparta ia bën futbollistit.

Po kaq përqindje ka edhe kampioni i Kosovës, Ballkani, që do të përfitojë mbi 700 mijë euro nga shkuarja e Rrahmanit prej Rapidit në Pragë.

Suharekasit kishin përfituar edhe 600 mijë euro kur e arritën marrëveshje për kalimin e  Rrahmanit në Bukuresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *