Milani rikthehet nga 0:2, barazon me Torinon e Vojvodës në fotofinish

Rikthim në fotofinish për Milanin, që rikuperoi dy gola në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Torinos për ta nisur edicionin e ri në Serie A, me barazim 2:2 para tifozëve të vet në ‘San Siro’. Ndeshja e çau ngërçin me autogolin e ngathët të Thiaw në pjesën e parë, më pas Zapata dyfishoi epërsinë për Torinon e Mërgim Vojvodës në pjesën e dytë. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës luajti titullar. Megjithatë, kuqezinjtë u rikthyen me golat e Moratas në minutën e 89-të dhe me golin e Okaforit në minutat shtesë.