July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

A do të mbetet Scaloni në krye të Argjentinës pas suksesit në “Katari 2022”?

1 min read

Pas 36 vitesh të thata, Lionel Scaloni arriti t’i rikthejë Argjentinës titullin e kampionit botëror të futbollit. Trajneri argjentinas mbërriti në fund të vitit 2018 si zëvendësues i përkohshëm i Jorge Sampaolit dhe tani pasi ka fituar Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës, qartësisht ka fituar besim të madh në dhomën e zhveshjes së skuadrës dhe në publikun e gjerë.

Megjithatë, negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit duken më të komplikuara sesa pritej.

Siç raporton gazeta argjentinase “Ole”, Scaloni ende nuk e ka diskutuar këtë me Claudio Tapian, presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës. Njeriu i parë i futbollit argjentinas mori përgjegjësinë për ta vendosur në postin e përzgjedhësit pas dështimit të Botërorit në Rusi.

Këto do të jenë negociata të rëndësishme, si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe nga ajo teknike. Argjentinasit do të dalin sërish në fushë në mars të vitit të ardhshëm, kur në orar janë miqësoret e FIFA-s.

Scaloni ka udhëhequr Argjentinën 57 herë dhe ka arritur 40 fitore, 12 barazime dhe pesë humbje, me një goldallim 124:42.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *