June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Zyrtare: Lautaro Martinez rinovon kontratën te Inter

Lautaro Martinez ka rinovuar kontratën me Interin deri më 30 qershor të vitit 2029.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare.

“Inter njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri më 30 qershor 2029,” shkruhet në deklaratën e Interit.

Martinez iu bashkua Interit në vitin 2018 nga skuadra argjentinase, Racing Club. Në 206 ndeshje për skuadrën e Milanos, ai ka shënuar 103 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *