De Rossi për largimin e mundshëm të Dybalas: Kushdo që dëshiron të largohet, është i lirë!

Orëve të fundit janë shtuar zërat për largimin e mundshëm të Dybalas nga Roma. Daniele De Rossi i ka çelur derën e largimit lojtarit nëse ai e dëshiron këtë.
“Unë nuk do e mbajë të lidhur në skuadër me duar e këmbë. Kushdo që dëshiron largimin nga skuadra, është i lirë ta bëjë këtë” ka thënë De Rossi.
Trajneri ka folur edhe për ardhjen e sulmuesit Dovbyk.
“Ai na jep thellësi, e cila është ajo që ne kemi nevojë dhe atë që kërkoj gjithmonë. Po përshtatet shpejt në lojën tonë” ka thënë trajneri.