Chelsea me transfer të ri, i kushton 60 milionë euro

Pedro Neto është transferi i ri i skuadrës së Chelseas.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, futbollisti portugez ka arritur në Londër për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.
Chelsea ka arritur marrëveshje me skuadrën e Wolves për shumën prej 60 milionë plus tre milionë bonuse.
Neto do të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2030 me mundësi vazhdimi edhe për një sezon.