September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Gasperini: Koopmeinersi ka një marrëveshje me Juventusin, po na shantazhon

Më në fund ka lëvizje konkrete për transferimin e Koopmeinersit te Juventusi. Mesfushori holandez nuk po stërvitet me Atalantën. 

Trajneri Gasperini ka thënë se lojtari ka marrëveshje me Juventusin dhe se klubi po ndjehet i shantazhuar nga ai. 

“Situata po shkonte shumë mirë deri javën e kaluar, më pas Koopmeinersi vendosi të shkonte në Juventus, të mos luante apo të stërvitej më me ne. Ai tashmë ka një marrëveshje me Juventusin. Me këtë qëndrim ai nuk mund të jetë i dobishëm as për ekipin dhe as për shokët e tij. Klubi ka mbajtur një qëndrim shumë të vendosur, sepse ndihet i shantazhuar nga situata”, ka thënë Gasperini.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *