Partizani futet “All-In” për Ilir Dajën

Partizani njoftoi dje mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Skuadra e madhe shqiptare raportohet se po tenton marrëveshjen me Ilir Dajën.
Mediat shqiptare shkruajnë se ka pasur kontakte indirekte me Dajën dhe se synimi është rikthimi në Superiore i trajnerit të suksesshëm shqiptar.
Vetë Daja në një intervistë të fundit nuk e ka hedhur poshtë largimin nga Ballkani duke e lënë opsion të hapur.