April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 14, 2026

Shoqata e trajnerëve të organizon seminar më 8 gusht me ligjërues gjerman

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit organizon seminar njëditor me trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë (femra dhe meshkuj) me ligjërues instruktorin gjerman Klaus Stark. Tema e seminarit do të jetë “Sistemet e lojës (përparësitë dhe mangësitë) dhe aplikimi i tyre në praktikë”. Seminari mbahet më 8 gusht, në orën 9:30, në Kampin Nacional në Hajvali. Pjesëmarrja në këtë seminar është e rëndësishme, pasi orët e kësaj ligjërate do të llogariten në procesin e vazhdimit të licencave. Trajnerët e interesuar që dëshirojnë të marrin pjesë, duhet të dërgojnë kërkesën e tyre në adresën e emailit: departamentiteknik@ffk-kosova.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *