September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Shkëlqeu në start të kampionatit, Leard Sadriu në formacionin e javës në Slloveni

Leard Sadriu ka shkëlqyer në xhiron e parë të kampionatit slloven me skuadrën e tij Mura.

Qendërmbrojtësi dardan ishte titullar në fitoren 1-0 ndaj Naftas dhe ishte ndër më të mirët në fushë.

Falë paraqitjes fantastike në këtë duel, Sadriu është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit slloven nga SofaScore.

Talenti ferizajas ka marrë notën 7,5 derisa ishte ndër më të mirët te skuadra e tij.

Sadriu edhe vitin e kaluar kishte paraqitje fantastike me Murën, derisa nuk përjashtohet mundësia që ai të ndryshojë skuadër gjatë verës pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *