Daku plot energji në sezonin e ri, gol dhe asist në ndeshjen e parë me Rubin Kazanin, asiston edhe Shabanhaxhaj

Mirlind Daku e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në kampionatin rus.

Sulmuesi kosovar ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist në fitoren e Rubin Kazanit me rezultat 4-2 ndaj Pari NN.

26-vjeçarit iu nevojiten vetëm pesë minuta për të shënuar golin e parë, duke barazuar rezultatin në 1-1. Daku po ashtu asiatoi te goli i epërsisë, që e shënoi Zotov.

Në këtë ndeshje la gjurmë edhe futbollisti tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, i cili asistoi te goli i tretë.

Daku u kritikua shumë pas thirrjeve raciste në Kampionatin Evropian pas ndeshjes me Kroacinë, ku klubi i Rubin Kazanit kishte paralajmëruar edhe dënim, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe sulmuesi i Shqipërisë kontriboi me gol dhe asistim qysh në ndeshjen e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *