Agjenti i Antony konfirmon të ardhmen e sulmuesit brazilian

Sulmuesi brazilian Antony ka qenë një nga më të përfolur në Angli për një largim të mundshëm nga Manchester United.

Agjenti i Antony ka përsëritur se klienti i tij nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester United as në formë huazimi.

Ka qenë gazetari italian Fabrizio Romano që ka raportuar se Junior Perdoso (agjenti i brazilianit) ka vendosur për qëndrimin e tij në Old Traford.

“Unë nuk shoh asnjë raport për një largim të mundshëm si huazim. Plani i Antony është i qartë, të qëndrojë te Manchester United”.

“Ai dëshiron të qëndrojë, ai është i fokusuar vetëm në Man United. Ne kemi folur tashmë për këtë me klubin”, deklaroi 

Antony ka tërhequr shumë vëmendje për paraqitjet e tij të pakta që kur u bashkua me Man United për një tarifë të madhe prej 85 milionë funteve.

Me lojtarë si Amad Diallo dhe Alejandro Garnacho në rritje, Antony dukej i vendosur për një largim ose një transferim huazimi. Megjithatë, ai tani do të jetë në klub për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *