Paraqitje e dobët e Muhamet Hysenit në debutim te Horsensi

Skuadra e Horsens që bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Danimarkë, e ka filluar sezonin me humbje 1:2 ndaj Fredericia-s.
Në këtë ndeshje debutoi edhe futbollisti kosovar, Muhamet Hyseni.
Hyseni u fut në lojë në pjesën e dytë dhe luajti 30 minuta, por paraqitja e tij ishte shumë për të dëshiruar.
Sipas FlashScore ai u vlerësua me notën 6.7 duke mos arritur ta tregonte vetën e tij.
Kujtojmë që Hyseni u largua nga Llapi gjatë këtij afati kalimtar veror për shifër rekord prej 650 mijë euro.