July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Buffon tregon rëndësinë unike të fitimit të Botërorit

2 min read

Gianluigi Buffon është rikthyer për të folur mbi të kaluarën e tij me kombëtaren, përmes faqes së internetit të FIGC: “Ekipi kombëtar përfaqëson momentin në të cilin unë munda të thoja se jam i lumtur, sepse ia dola. Të rritesha me pasion për futbollin, të kisha debutuar tashmë në Serie A dhe të kisha veshur fanellën e kombëtares të paktën një herë ishte si duke plotësuar një ëndërr.


Munda të them që isha i lumtur dhe se ia dola. Kur shikoj fanellën e Rilindjes pyes veten: pse ne italianët, në përgjithësi Italia si komb, kemi nevojë gjithmonë për një shpërthim që të gjejmë më pas arsyen për të filluar sërish. Për më tepër kam pasur nderin të jem portieri i vetëm i kombëtares që ka mundur të veshë fanellën blu.

Ishte një dhuratë nga PUMA. E mbaj mend mirë, luajtëm në Torino kundër Maqedonisë. Në atë kohë trajner ishte Ventura. Ishte një mbrëmje e veçantë, sepse ne portierët nuk e kemi kurrë nderin të veshim një fanellë që përfaqëson kombin. Megjithatë, në atë rast, unë isha blu gjatë gjithë ndeshjes. Kjo është diçka e veçantë psikologjikisht.

Kur isha djalosh i ri bëja gjithçka për t’u dalluar nga të tjerët dhe të kisha një këmishë ndryshe ishte diçka që më kënaqte. Pasi u rrita dhe u bëra njeri më i pjekur, ndjeva nevojën për të qenë me të tjerët dhe për të ndarë gjithçka me ta. Kështu që edhe fakti që kisha mundur të vishja bluzën blu më bëri të lumtur.

Kupa e Botës? E para, çfarë ti mendon pas fitimit të një Botërori është të jesh në gjendje të vdesësh të nesërmen i lumtur. Ti ndjen në lëkurë madhështinë, rëndësinë e ngjarjes dhe të asaj që ke bërë. E kupton, sepse të tjerët të bëjnë ta kuptosh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *