April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Ballkani vuan por realizon fitore në Andorrë

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka shënuar fitore të pritur por edhe të vështirë të martën mbrëma në Andorrë.

Ballkani e mposhti 2:1 skuadrën UE Santa Coloma në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 90-të, Bernard Karrica gjuajti fuqishëm nga zona për fitoren e ekipit nga Suhareka.

Ballkani është paraqitur me pamje plotësisht tjetër nga edicioni i kaluar. Shumë lojtarë të rëndësishëm janë larguar gjatë verës nga skuadra e Ilir Dajës dhe rrjedhimisht shumë të tjerë erdhën. Dhe forma nuk ishte ajo që kanë shpresuar suharekasit.

Ndeshja ishte e hapur dhe me raste të shumta shënimi.

Kampioni i Andorrës kaloi në epërsi në minutën e 22-të. El Ghzaoui Darir gjuajti, ndërsa topi u devijua dhe përfundoi prapa shpinës së Enea Koliçit.

Ballkani kërkoi golin e barazimit, ndërsa atë e shënoi Lindon Emërllahu. Ai realizoi penallti në minutën e 42-të. Shifrat më nuk ndryshuan deri në minutën e 90-të, kur në skenë doli Karrica.

Skuadra andorrase i kishte dhjetë raste gjithsej, ndërsa Ballkani një më pak. Sa u takon goditjeve në kornizë të portës, Santa Coloma i kishte tri e Ballkani pesë.

Ballkani për herë të tretë po paraqitet në kualifikimet e Championsit. Në dy rastet e para ishte ndalur në raundin e parë kualifikues. Tani shorti e ka favorizuar dhe shpresohet se do të kalojë në raundin e dytë kualifikues.

Ndeshja e kthimit është të martën e ardhshme në Podujevë, nga ora 16:30. Ballkani detyrohet të luaj në Podujevë për shkak se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është ende gati, ndërkohë që ai në Suharekë as për së afërmi nuk plotëson kushtet për ndeshje evropiane.

Santa Coloma i ka humbur të gjitha 16 ndeshjet e deritashme në gara evropiane. Ishte pranë që  të arrinte barazimin e parë, por Karrica kishte ide të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *