April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

“Copa America”/ Lautaro i dhuron triumfin Argjentinës, Kanadaja kualifikohet në çerekfinale

Argjentina bën detyrën edhe ndaj Perusë, ndërsa bind me rezultatin 2-0 në takimin e tretë të fazës së grupeve të “Copa America 2024”.Lautaro Martinez ishte protagonist absolut për argjentinasit me dygolëshin e shënuar në minutat 47’ dhe 86’.

Fitorja mund të kishte qenë më e thellë nëse Paredes nuk do të kishte humbur goditjen nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 72’.Kështu Argjentina e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë në krye të Grupit A, teksa Peruja me 1 pikë në vend të fundit.

Kanada-Kili u ndanë me barazim pa gola në javën e fundit të raundit të grupeve, me kilianët që e mbyllën këtë ndeshje me dhjetë lojtarë, pasi Suazo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 27’.Kështu Kanadaja kualifikohet në fazën çerekfinale të “Copa America” si vendi i dytë i Grupit A me 4 pikë, teksa Kili eliminohet dhe e mbyll këtë fazë në vend të tretë me 2 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *