Historike, babë e bir bashkëlojtarë në NBA

1 min read

I biri i LeBron Jamesit, Bronny James, është draftuar nga Los Angeles Lakers mbrëmë.

Kësisoj, legjenda e basketbollit do të luajë  në sezonin e ardhshëm përkrah djalit të tij në klubin e njëjtë.

U desh një natë e dytë që Bronny, 19-vjeçar, të draftohet si zgjedhja e 55-të nga njëri prej klubeve më të mëdha të këtij sporti.

Kjo njëherësh flet edhe për jetëgjatësinë e karrierës kulmore të babait të tij, 39-vjeçar, i cili e kishte dëshirë të kamotshme të luante së paku në të njëjtën ligë me djalin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *