Griezmann: Është paksa frustruese që nuk kemi shënuar ende në Euro 2024

1 min read

Pas barazimit pa gola ndaj Holandës në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Euro 2024, sulmuesi i Kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, shprehu pakënaqësinë e tij për mungesën e golave të skuadrës së tij. Në ndeshjen e parë, Franca kishte fituar ndaj Austrisë me rezultat 1:0, por goli i vetëm ishte një autogol nga lojtarët austriakë.

“Është paksa frustruese, por nuk është fundi i botës. Duhet të përmirësojmë efikasitetin tonë në sulm dhe të jemi më vendimtarë përpara portës kundërshtare”, tha Griezmann. “Ndonjëherë golat vijnë, ndonjëherë jo. Kam pasur nevojë të kthehem prapa për të krijuar lojë. Kam pasur disa mundësi për të shënuar dhe jam i sigurt se do të kem edhe më shumë në të ardhmen. Nga ana mbrojtëse, nuk po lejojmë kundërshtarët të krijojnë po thuajse asgjë”, shtoi ai.

Komentet e Griezmann vijnë në një moment kur Franca po është larg nivelit që pritej në këtë kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *