June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Franca fiton me “vuajtje”, “Gjelat” sigurojnë pikët e para në Euro 2024

Natyrisht pritej një fitore, por jo e tillë. “Gjelat” e Francës siguruan mbrëmjen e kësaj të hëne, tre pikët e para në Kampionatin Evropian të futbollit, jo me atë shkëlqimin e përhershëm, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit mundën Austrinë, me rezultatin minimal, 0 me 1, në një lojë tejet të luftuar.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 38’-të të pjesës së parë, me “yllin”, Kylian Mbappe, i cili shpërthen në anën e djathtë të fushës dhe në afërsi të zonës lëshon një gjysëm-gjuajtje drejt portës austriake, goditje e cila devijohet nga qendërmbrojtësi 26-vjeçar, Maximilian Wober, duke shkaktuar kështu një autogol, që vendosi edhe rezultatin final.

Falë këtij rezultati Franca pozicionohet në vendin e dytë të Grupit E, me 3 pikë, por me një numër golash më të ulët se “Tulipanët” e Holandës, ndërsa Austria mbetet në vendin e fundit në këtë grup pas Polonisë. Ndërkaq, në sfidat e radhës “Gjelat” e Franës do të përballen me Holandën, ndërsa Polonia me Austrinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *