Nagelsmann: Hodhëm vetëm hapin e parë

1 min read

Trajneri i Kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, është shprehur shumë i kënaqur me djemtë e tij pas fitores 5:1 kundër Skocisë në ndeshjen hapëse të Euro 2024. “Një rezultat të tillë do ta kisha pranuar pa hezitim”, tha Nagelsmann.

“20 minutat e para ishin mbresëlënëse. Skocët ishin shumë të impresionuar. Ishte një paraqitje shumë e përqendruar. Ne, në stafin teknik, u gëzuam shumë për këtë ndeshje”.

Nagelsmann veçoi disa lojtarë për performancën e tyre të shkëlqyer. “Jam shumë i lumtur për Jamal-in. Ai luajti në mënyrë të jashtëzakonshme, gjithashtu Ilkay Gündogan dhe Kai Havertz ishin të shkëlqyer. Është e bukur kur mund t’i shpërndajmë meritat tek shumë lojtarë”.

Megjithatë, trajneri gjerman nuk e fsheh faktin se sfidat e vërteta ende nuk kanë ardhur. “Nuk jam një kritik, por djemtë e dinë që, ndonëse ishte një fillim i mirë, ishte vetëm hapi i parë. Ndeshja e ardhshme do të jetë më e vështirë, kundërshtari i radhës (Hungaria) do të jetë më i vështirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *