Ademi: Takimet me Infantinon gjithmonë janë frymëzuese

1 min read

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka qenë i pranishëm në ndeshjen hapëse të Euro 2024 në stadiumin “Allianz Arena” në Munih, ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë. Me këtë rast, i pari i FFK-së është takuar me  presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino.

“Takimet me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino gjithmonë janë frymëzuese dhe plot pasion për futbollin”, ka thënë Ademi në mbishkrimin e fotos me numrin 1 të futbollit botëror.

Krahas Infantinos, Ademi ka postuar foto edhe me homologun gjerman, Bernd Neuendorf, me sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström dhe me dy ish-futbollistët e njohur kroat, Alosha Asanoviq e Davor Shuker si dhe presidentin e FFMV-së, Muamed Sejdini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *