Befason Messi: Real Madridi është skuadra më e mirë në botë

1 min read

Ish-futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se Real Madridi është skuadra më e mirë në botë, gjatë një interviste për Infobae.

“Ekipi më i mirë është Real Madrid. Është fituesi i fundit i Ligës së Kampionëve”, tha Messi, i cili tani është pjesë e Inter Miami në MLS.

“Nëse është për shkak të rezultateve, është Real Madridi”, shtoi ai, përpara se të thoshte se nëse zgjedhja e tij bazohej në kush luan futboll më cilësor, atëherë “Manchester City i Pep Guardiolës”.

Në të njëjtën intervistë, Messi rrëfeu se nuk e kishte parë finalen e Kupës së Botës në Katar.

“Kujtimet e mia janë të gjitha aty. Mbaj mend ato që mbaj mend. Ka shumë gjëra që ndoshta më ikin. Por mirë, tani për tani do ta mbaj atë që kam, pa e rishikuar”, tha Messi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *