Ademi: Nata para finales së ‘Champions’-it gjithmonë e mbushur me emocione

1 min read

Në prag të finales së shumëpritur të Ligës së Kampionëve ndërmjet Borussia Dortmund dhe Real Madrid, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë emocionet dhe entuziazmin e tij për këtë ngjarje madhështore.

Ademi, i cili ndodhet në Londër, theksoi rëndësinë e kësaj finaleje dhe rolin që ka Londra, si vendlindja e futbollit, në organizimin e një spektakli të tillë. Ai gjithashtu shprehu falënderimet e tij për presidenten e Federatës Angleze të Futbollit, Debbie Hewitt, me të cilën postoi edhe një foto.

“Nata para finales është gjithmonë e mbushur me emocione. Londra si vendlindja e futbollit tashmë është gati për spektaklin e nesërm Borussia Dortmund vs Real Madrid”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Finalja e nesërme pritet të jetë një nga ndeshjet më të zjarrta dhe emocionuese të këtij sezoni, me Real Madridin që synon ta vazhdojë mbizotërimit në garën elitare dhe me Borussia Dortmund, që synon të dëshmojë se jo rastësisht ka arritur deri në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *