Flick flet si trajner i Barcelonës: Filozofia këtu është e njëjtë me timen, posedim topi dhe futboll sulmues
1 min readHans-Dieter Flick u emërua zyrtarisht sot si trajneri i ri i Barcelonës.
Trajneri gjerman ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026 dhe është prezantuar sot përmes kanaleve zyrtare të klubit. Shënimi i publikuar nga klubi katalanas përmban edhe deklaratat e para të Flick si trajner i ri i Blaugranas.
“Ky klub është i jashtëzakonshëm. Orët që kaloj këtu në Barcelonë janë fantastike sepse të gjithë këtu në klub e duan këtë klub dhe përpiqen të japin maksimumin për të qenë të suksesshëm. Filozofia që ata kanë është e ngjashme me timen, zotërimi i topit dhe futbolli me të vërtetë sulmues, këto janë gjërat që unë i dua. Kam fituar disa tituj me Bayern Munich dhe uria ime për tituj është vërtet e madhe. Do të doja të vazhdoja në këtë rrugë me Barcelonën dhe mendoj se së bashku mund të arrijmë shumë”.