Juventus ka gati kontratën e Thiago Motta, javën e ardhshme pritet firma

1 min read

Shumë pak mungon nga zyrtarizimi i Thiago Motta në pankinën e Juventusit. Javën e ardhshme, raporton “Sky Sport”, ish-trajneri i Bologna do të nënshkruajë kontratën 3-vjeçare me “Zonjën e Vjetër” në Lisbonë. Njoftimi pritet të arrijë të martën Thiago do të fitojë rreth 3.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Të enjten e kaluar mbërriti njoftimi zyrtar për mosrinovimin e kontratës me Bologna me pasojë lamtumirën pas një sezoni fantastik, të kryesuar me kualifikimin në Champions League.

Ai do të zërë vendin e Allegrit, i cili ndërkohë kërkon një zgjidhje me Juventusin pas shkarkimit pas Kupës së Italisë, në të kundërt do të përfundonin në gjyq.

Pasi Thiago Motta të zyrtarizohet, Juventus do të punojë më pas për nënshkrimet e reja dhe rinovimet e kontratave. Në merkato, Juventus synon Zirkzee dhe Koopmeiners në sulm, ndërsa Samardzic në mesfushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *