FFK ndërton fushë të re stërvitore në Dragash

1 min read

Një tjetër fushë stërvitore drejt finalizimit. FFK përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tashmë është gati fusha në Dragash.”Në bashkëpunim me Komunën e Dragashit po jetësojmë projektin e radhës. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që në kuadër të strategjisë sonë të ndërtojmë fusha stërvitore në çdo cep të Kosovës në mënyrë që të kemi sa më shumë fëmijë, djem dhe vajza të përfshirë në futboll, që është sporti më i dashur për të gjithë. Në këtë mënyrë kontribuojmë që në një të ardhme të afërt fëmijët në të gjitha regjionet e Kosovës të mund ta jetësojnë ëndrrën që të luajnë futboll dhe një ditë të jenë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar FFK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *