July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Senad Jaroviq “Ylli i Javës”

1 min read

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 36-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të SC Gjilanit, Senad Jaroviq.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Synaj Keqi, Naim Kodraliu, Blerim Haxholli.

Ky komision ka vendosur që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 36-të t’i jepet Senad Jaroviq, i cili shënoi dy gola dhe një asist në fitoren vendimtare të skuadrës së tij ndaj Dukagjinit (4:2) për t’iu shmangur barazhit.

Pasi mori këtë çmim, Jaroviq u shpreh i lumtur që u vlerësua sërish si më i miri i javës dhe që skuadra e tij e arriti objektivin e parë të këtij edicioni: “Jam i lumtur që ia arritëm objektivit për t’i ikur barazhit. Falënderoj tërë ekipin, kryesinë dhe shtabin teknik në krye me Gentijan Mezanin. Kam kaluar një kohë fenomenale në Gjilan dhe dua t’i falënderoj tifozët të cilët më kanë pranuar me ngrohtësi. Për mua ishte nder të isha pjesë e Gjilanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *