July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Kosova pritet të forcohet me lojtarë të Bundesligës

3 min read

Një lojtar 26-vjeçar që ka luajtur 159 ndeshje në Bundeligë të Gjermanisë, ende është pa përfaqësuese. Por ai pritet të bëhet shpejt me përfaqësuese. Lojtar i Kosovës madje. Bëhet fjalë për mesfushorin e Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi të hënën ka thënë se me Rexhbeçajn bisedimet janë pozitive.“Nuk kisha mundur të them strikt se do të jetë pjesë e jona, por jemi në bisedime të përafërta”, ka thënë Ademi për KOHËN.Ademi ka theksuar se Kosova do të përfocohet edhe me lojtarë tjerë, emrat e të cilëve nuk ka dashur t’i bëj publik. Por ka theksuar se gjasat janë të mëdha që Rexhbeçaj dhe lojtarë tjerë të profilit të tij t’i bashkohen Kosovës.

“Me të gjithë që i presim kemi pasur biseda që një kohë të gjatë. Presim të jenë pjesë e jona edhe ata. Me Elvis Rexhbeçajn jemi në bisedime. Edhe tjerët lojtarë janë të këtij profili, pasi po mundohemi të krijojmë kushte që të jenë këtu. Ua kemi shprehur interesimin dhe projektin që kemi. Ta shohim se çfarë do të ndodhë. Kërkesa jonë është të vijnë”, është shprehur Ademi.Rexhbeçaj ka pasaportë të Gjermanisë dhe të Kosovës. Ai shquhet për kilometrat e shumtë që i bën duke vrapuar në fushë. Qëndron lart në listë edhe për faullet që shkaktohen ndaj tij, për përqindjen e pasimeve të sakta dhe për ndërhyrjet e suksesshme.Në kohën kur mesfusha e Kosovës assesi të stabilizohet, ardhja eventuale e një lojtari me përvojë kaq të gjatë në Bundesligë do të ishte fitore e madhe për Kosovën.

Rexhbeçaj nuk pritet të jetë në ndeshjen e qershorit kundër Norvegjisë. Ndeshjen kundër Norvegjisë, Kosova e luan në Oslo më 5 qershor. Rexhbeçaj u lëndua në ndeshjen kundër Koelnit më 31 mars, ndërsa pritet të kthehet më 30 qershor. Wolfsburgu, Koelni e Bochumi janë ish-skuadrat e tij. Kosova pritet gjatë javës ta publikoj listën për ndeshjen e qershorit. Ademi ka bërë të ditur se selektori, gjermani Franco Foda do të jetë në Kosovë më 22 maj për ta përcjellë nga afër ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në mes të Ballkanit dhe Prishtinës.

“Selektori dhe ekipi tij do të jenë më 22 maj në Kosovë për ta parë nga afër finalen e Kupës. Nuk e di kur do ta bëj publike listën apo jo. Vendos ai së bashku me ekipin e tij. Ai së bashku me ekipin e tij i kanë përcjellë të gjithë lojtarët. I kanë përcjellë lojtarët që kanë qenë më herët, lojtarët e ekipit U21 dhe ata që planifikojmë t’i kemi, pra që do të vijnë. Jemi të hendikepuar në këtë fazë pasi 2-3 lojtarët që do të jenë prurje të reja, nuk i kanë përfunduar ende procedurat me pasaportat e tyre. Të jeni të bindur se asnjëri lojtar nuk është anashkaluar. Secili do ta ketë mundësinë e vet, pasi qëllimi është të krijojmë një ekip të zgjeruar për ndeshjet që na presin”, ka theksuar kreu i FFK-së.Portieri Diant Ramaj dhe Mërgim Berisha janë tjerë lojtarë që Kosova dëshiron t’i ketë pjesë të saj. Ata e duan Gjermaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *