February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Ballkani e Llapi fitojnë, Drita dorëzohet në luftë për titull

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në javën e 34-t të Albi Mall Superligës, teksa Drita ka barazuar me Feronikelin 74 dhe është dorëzuar në luftën për titull. 

Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën, me rezultat 3-0.  Hamidi (32′), Kryeziu (52′) dhe Karrica (88′) kanë realizuar për skuadrën nga Suhareka. 
Ndërsa Llapi ka mposhtur Malishevën me rezultat 1-0, me golin e Januzit në minutën e tridhjetë e shtatë. 
Drita ani se vendas nuk ka arritur të triumfojë ndaj Feronikelit. Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-0. 
Nga ana tjetër, Dukagjini ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0, pas golit të Sylës (58′), si dhe Gjilani ka mposhtur Lirinë me rezultat 3-1, ku në listën e realizatorëve të golave janë shënuar Jarovic (29′) dhe Shabani (46′, 57′). Goli për Lirinë ka qenë autogol nga Shehi (35′). 
Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani kryeson me shtatëdhjetë e dy pikë, Llapi gjendet në vendin e dytë me gjashtëdhjetë e tetë pikë, ndërsa Drita në vendin e tretë me gjashtëdhjetë e gjashtë pikë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *