Ademi kujton ndeshjen e vitit 2009: Secili që ka kontribuuar në arritjen e futbollit tonë në këto nivele meriton respekt e konsideratë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes një postimi në Instagram ka kujtuar ndeshjen revyale ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Yjeve të Kosovës, të zhvilluar në vitin 2009 në stadiumin e kryeqytetit.

“Historitë e tilla janë thesar i futbollit kosovar dhe duhet të përshkruhen me kujdes në Monografinë e futbollit kosovar për t’u ruajtur si trashëgimi sportive, derisa secili që ka kontribuuar në zhvillimin dhe arritjen e futbollit tonë në këto nivele meriton respekt e konsideratë”, ka shkruar Ademi, teksa ka publikuar një foto të përbashkët të dyja ekipeve, si dhe ka publikuar emrat e pjesëmarrësve.

https://www.instagram.com/p/C6tPjAIofdG/?igsh=cGR0emw0ZTVveG8=

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *