Xavi: Prisni një tjetër triller mes Barçës dhe PSG-së
Xavi Hernandez ishte në humor të lartë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League kundër PSG dhe parashikoi një tjetër luftë të madhe për një vend në top katërshe.
Strategu spanjoll është shprehur i kënaqur me rezultatin e ndeshjes së parë në Paris, ndërsa për ndeshjen e kthimit paralajmëron një tjetër ndeshje triller në të cilën shpreson që Barcelona e tij të dalë fituese.
“Do të hyjmë në ndeshje sikur të mos kemi asnjë avantazh. Ua shpjegova djemve rëndësinë e këtij dueli dhe të gjithë janë të motivuar në maksimum. Prisni një tjetër triller pasi këto skuadra kanë treguar në të kaluarën se luajnë gjithmonë futboll emocionues. PSG është një skuadër jashtëzakonisht serioze me individë të mrekullueshëm, por unë besoj shumë te lojtarët e mi dhe e di që kemi cilësinë për të mposhtur kampionët e Francës. Barcelona është një klub i madh dhe ne do ta vërtetojmë këtë edhe një herë”, tha Xavi.
Gjiganti katalanas festoi me rezultat 2-3 në ndeshjen e parë dhe në ndeshjen e kthimit me PSG-në do të hyjë me një gol epërsi. Ndeshja PSG – Barça zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
