May 19, 2024

Pezullohet ndeshja Udinese – Roma, futbollisti i Romës pëson sulm kardiak

1 min read

Ndeshja ndërmjet Udineses dhe Romës në Serie A është pezulluar. Kjo ka ndodhur në minutën e 73-të, pasi futbollisti i Romës, Evan Ndicka është shtrirë në fushë duke prekur gjoksin. Atij menjëherë iu ka dhënë ndihma dhe është larguar me barrelë drejt zhveshtoreve. Pas pritjes disa minutëshe për të mësuar shëndetin e tij gjyqtari ka vendosur ta pezullojë ndeshjen, ngase të dyja skuadrat ishin të shqetësuara për jetë e bashkëlojtarit të tyre. Mediat italiane raportojnë se futbollisti është transportuar për në spital. Deri në momentin e ndërprerjes rezultati ishte baras 1:1. Të parët shënuan vendasit me golin e Pereyra 23′, derisa shifrat i barazoi Lukaku 64′.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *