February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Llapi baras në Klinë, ngec në garën për titull

Llapi mori vetëm një pikë nga ndeshja në udhëtim me Dukagjinin. Të dielën në Klinë, Dukagjini e Llapi luajtën 1:1.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. Me barazim, Llapi ka ngecur ndaj Ballkanit dhe Dritës në garën për titull.

Shtatë xhiro para fundit, Llapi është i treti me 55 pikë. Ballkani udhëheq në tabelë me 59 pikë, ndërsa Drita është e dyta me 57. Ballkani e Drita shënuan fitore të shtunën.

Mbrojtësi Leotrim Bekteshi kaloi në epërsi llapjanët me golin e realizuar në minutën e tretë shtesë në pjesën e parë.

Një tjetër mbrojtës shënoi golin e dytë dhe të fundit në takim. Ardin Dallku i Dukagjinit realizoi për 1:1 në minutën e 66-të. Në minutat shtesë të ndeshjes Llapi kishte rast të artë. Ahmed Januzi pasoi bukur për Trimror Selimin, që i vetëm përballë portierit gjuajti lartë mbi portë.

Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 37 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *