Ballkani vuan por fiton në Drenas, fitore të rendësishme për Dritën e Gjilanin

Kampioni në fuqi, Ballkani k ashënuar fitore të rendësishme në garën për titull në kuadër të javës së 29-të. Portokallezinjtë vuajtën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në përballje me Feronikelin 74, por në fund fitoi me rezultat 2:0. Golat për Ballkanin i shënuan Nazmi Gripshi 24′-pen dhe Danfa 93′. Feronikeli74 krijoi shumë raste shënimi në pjesën e dytë, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Me këtë fitore Ballkani mbetet në pozitën e parë. Fitore që e mban në garë për titull shënoi edhe Drita në duel me Lirinë, me rezultat 4:2, derisa Gjilani shënoi fitore të rëndësishme në garën për t’iu shmangur barazhit duke e mposhtur Prishtinën në Lipjan, me rezultat 3:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *