June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Formacionet zyrtare, Milan – Roma: Pioli dhe De Rossi me më të mirë në dispozicion

Milani pret Romën në “San Siro” në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Evropës.

Kuqezinjtë erdhën në këtë fazë pasi eliminuan Slavia Pragën, ndërsa Roma ishte më e mirë se Brighton në dy përballje.

Stefano Pioli për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Olivier Giroud, Rafael Leao dhe Christian Pulisic.

Në anën tjetër Daniele de Rossi i ka besuar Romelu Lukakut dhe Paulo Dybalas.

Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe duke parë formën e këtyre dy skuadrave, pritet një ndeshje e bukur.

Milan: Maignan; Calabria, Thiaw, Gabbia, Theo Hernandez; Bennacer, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud.

Roma: Svilar; Celik, Mancini, Smalling, Spinazzola; Cristante, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, El Shaarawy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *