July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Dalic: Fitoren ia dedikoj Çiro Blazevicit, kjo është një medalje për popullin kroat

1 min read

Kroacia fitoi vendin e tretë në Kupën e Botës në Katar. Skuadra e Zlatko Daliqit fitoi medaljen e bronztë pasi mposhti Marokun me rezultat 2:1.


“Ky është një bronz me një shkëlqim të artë. Ishte një ndeshje e vështirë, kjo është një medalje për të gjithë popullin kroat, për të gjithë ata që brohorasin për ne. Në dy vite fituam dy medalje. Do të doja t’ia dedikoja fitoren Çiro Blazevicit, njeriut që filloi të gjitha këto… Bos, kjo është për ty, unë mund të fitoj pesë medalje, por ti do të mbetesh gjithmonë trajner i të gjithë trajnerëve”, tha Zlatko Dalic për HRT.

Ai thotë se pothuajse askush nuk e priste që Kroacia të përfundonte në pozitën e tretë.

“Pak njerëz e prisnin këtë nga ne. Bravo djemve, ata punuan shumë dhe luajtën shumë për këtë rezultat të madh. Ne fituam një medalje bronzi në një kompeticion si ky, është fantastike. Të gjithë ata që ishin të shëndetshëm luajtën sot. Ne e dinim se ata kishin probleme në të djathtë. Ziech nuk mundi të mbante hapin me Perisicin, derisa Orsic u shkaktoi shumë probleme”, tha trajneri i Kroacisë pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *