Kroacia sërish e treta në Botëror

Kombëtarja e Kroacisë fitoi vendin e tretë në Botërorin e Katarit, duke mposhtur Marokun në duelin për medaljen e bronztë, me 2:1. Për marokenët, edhe vendosja në mesin e katër më të mirëve është një sukses i madh në këtë Botëror.

Në fillim të ndeshjes të dyja skuadrat shënuan nga një gol. Josko Gvardiol i dha epërsinë Kroacisë në minutën e shtatë, por Ashraf Dari barazoi vetëm dy minuta më vonë.


Kroatët e rikthyen epërsinë në fund të pjesës së parë, pasi Mislav Oršić shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë, Mateo Kovacic pati një rast për gol të tretë, por nuk realizoi dhe Anne Nesiri mund të barazonte në momentet e fundit, por ishte pak i pasaktë në gjuajtjen me kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *