Superkompjuteri parashikoi fituesin e ndeshjes për medaljen e bronztë

Është e zakonshme të mendohet se ndeshja për vendin e tretë në Botëror është thuajse një ekspozitë, veçanërisht në krahasim me finalen ku përballen Lionel Messi dhe Kylian Mbappe në betejën për titull. Për Kroacinë dhe Marokun, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët, ndeshja ka një rëndësi të madhe”, thekson The Analyst në njoftimin e ndeshjes për medaljen e bronztë

 


Në të njëjtin tekst shprehen të dhënat e publikuara nga superkompjuteri që vlerëson shanset e skuadrave për të garuar për medaljen e bronztë. Sipas tij, ka një avantazh të vogël në krahun e kombëtares kroate, por shanset janë shtuar edhe për Marokun.

Kroacia dhe Maroku luajtën 0:0 në hapjen e Grupit F në këtë Botëror. Më pas, superkompjuteri i dha Marokut një shans 24.8 për qind për fitore. Tani kjo përqindje është 30.9 për qind. Kroacia është ende në krye dhe shanset për medaljen e bronzrë janë 43.1 për qind. Përqindja që ndeshja do të përfundojë pa fitues është 26 për qind.

Asnjëherë më parë ndeshja për vendin e tretë nuk është vendosur me penallti. Në 19 ndeshjet e mëparshme për medaljen e bronztë ka pasur vetëm një herë shtesë. Në vitin 1986, Franca mundi Belgjikën 4:2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *