June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Vrasësi i boksierit Besar Nimani ka rrëfyer në një letër për krimin – policia s’tregon nëse është autentike

Hetuesit gjermanë kanë në dispozicion një letër ku thuhet se është i gjithë rrëfimi i njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së ish-boksierit shqiptar Besar Nimani.

Sipas Westfalen-Blatt, në letër raportohet se 33-vjeçari Ayman Krit pranon vrasjen e 38-vjeçarit. Grupi hetimor që po punon për të zbardhur vrasjen e ish-boksierit nga Kosova, e disponon këtë letër në email.

Megjithatë policia nuk ka treagur nëse kjo letër e njërit prej atentatorëve të dyshuar është autentike.

“E rreme apo e vërtetë? Doli letra e rrëfimit për vrasjen e Besar Nimanit”, është titulli i tekstit të kësaj medie.

Me 9 mars në mbrëmje Besar Nimani u vra me armë zjarri në Bielefeld të Gjermanisë.

Sipas dëshmitarëve okularë, një grup burrash i janë afruar viktimës përpara ta qëllonin. Ai ka vdekur nga plagët e marra në vendngjarje.

Grupi i personave që qëlluan janë në arrati. Dëshmitarët i thanë Radio Bielefeld se ishin në një kafene në Obernstrasse përpara se të kryenin krimin, ndërkohë që viktima kishte dalë nga një parkueri kur u qëllua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *