February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Arsenali e eliminon Porton pas penalltive

Lideri i Ligës Premiere, Arsenal është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Topçinjtë” kanë festuar para tifozëve të vet, pasi e kanë eliminuar Porton, pas penalltive, 4:2. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:0, rezultat me të cilin kishte fituar edhe Porto para tifozëve të vet në ndeshjen e parë.

Kësisoj skuadra çerekfinaliste u vendos pas penalltive, ku shkëlqeu portieri David Raya, i cili priti dy goditje nga 11 metra të futbollistëve të skuadrës portugeze.

Nisma fillestare i përkiste skuadrës së Premier Leagues. “Topçinjtë” u hapën me motiv të lartë dhe shansin e parë e patën në minutën e 13-të, kur Saka dhe Odegaard por asnjëra nga dy tentativat nuk përfundoi në vendin e duhur.

Pas dy rasteve të mikpritësve, lojtarët e Portos arritën më në fund të largonin presionin dhe menjëherë u futën në një rast për gol. Evanilson dërgoi goditjen e parë në portën vendase, por Raya ishte në lartësinë e detyrës. Pasoi një periudhë loje e qetë nga të dyja palët, por në fund të pjesës së parë asi norvegjez i futbollit Martin Odegaard tregoi edhe një herë se çfarë mjeshtri i futbollit është. Ish-shpresa e madhe e Real Madridit, dhe kapiteni aktual i Arsenalit, dha një asist të mahnitshëm që i dha skuadrës së tij epërsinë 1-0.

Ishte minuta e 41-të kur 25-vjeçari Odegaard dërgoi një pasim perfekt për Trosarin dhe belgu me një fund rutinë në shtyllën e dytë goditi portën dhe gëzoi tifozët në tribunë. Ky ishte asistimi i parë i Odegaard në Champions League këtë sezon, ndërsa belgu shënoi golin e tretë në kompeticion.

Pjesa e dytë filloi ashtu siç përfundoi e para – me dominimin e futbollistëve vendas dhe emocione të mëdha para portës së Portos. Odegaard në minutën e 68-të tundi rrjetën e kundërshtarit, por goli i tij u anulua për shkak të një faulli më të hershme të Havertz ndaj Pepe.

Arteta reagoi ashpër pas golit të anuluar, por Turpan jo vetëm që nuk e ndryshoi vendimin, por i dha edhe një karton të verdhë strategut spanjoll. Në fund Arsenali shkoi për një tjetër gol me të gjitha forcat dhe rastin më të madh për këtë e humbi i sapoardhuri Jesus, i cili nga afër nuk arriti të mposhtë sonte të shkëlqyerin Costa, kështu që dueli në Londër shkoi në 30 minuta shtesë. Në kohën shtesë, e njëjta pamje – Arsenali sulmoi, Porto u mbrojt mirë dhe pasuan penalltitë. Në goditje nga 11 metra Raya ishte heroi i Arsenalit, pasi priti dy gjuajtje të skuadrës portugeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *