Bayern Munich nuk heq dorë nga Araujo
Bayern Munich nuk po heq dorë nga mbrojtësi i Barcelonës, Roland Araujo, raportojnë mediat gjermane.
Barcelona refuzoi një ofertë prej 70 milionë eurosh në afatin kalimtar të dimrit, por Bayern po përgatitet për një ofensivë të re në verë.
Në verë, Bayern është gati të shesë De Licht dhe të dërgojë një ofertë prej 100 milionë euro për Araujo, shumë që Barça nuk do të mund ta refuzojë.
Në të njëjtën kohë, bavarezët do t’i ofrojnë atij dyfishin e pagës së asaj që merr në Barcelonë, ndaj edhe vetë Araujo është gati të kalojë në Mynih.
