RTK rikthen transmetimin e ndeshjeve të Kosovës
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka konfirmuar se ka fituar të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës për periudhën 2024-2026.
Kësisoj, nga ky muaj, ndeshjet e Kosovës do të transmetohen sërish nga RTK. Kampanja e transmetimeve do të fillojë me miqësoret e marsit, ndaj Armenisë dhe Hungarisë.
Më herët RTK ka siguruar edhe të drejtat e transmetimit të UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League nga shtatorit 2024, kurse tani do të ketë të drejtën e ndeshjeve të Dardanëve në UEFA Nations League dhe kualifikimet e Kupës së Botës, si dhe ndeshjet miqësore.
Në dy vitet e fundit këtë të drejtë e kishte Klan Kosova.
