Ish-portieri i mirënjohur Esat Mehmeti: Agim Ademi njeri human, asnjëherë nuk i la vetëm sportistët
Ish-portieri i mirënjohur kosovar, Esat Mehmeti i cili njihet për kontributin e madh në futbollin kosovar në kohën e sakrificës, ka thurrur lavde për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ai ka thënë se Ademi përveçse është një humanist i madh, kontributi i tij për futbollin është i jashtëzakonshëm, duke mos i lënë asnjëherë vetëm futbollistët.
“Vërtetë Agim Ademi është një njeri human e personalitet i rrallë që i takon kohës së sakrifices , një njeri i besueshëm i presidentit historik Ibrahim Rugovës… Asnjëherë nuk i la sportistat vetum … Klubi i tij Kosova vazhdon të garoi mbi 3 dekada…Përherë është në ndihmë nevojtarve ate më së miri e rrëfen humanisti historik Halil Kastrati… Respekt për Ju”, ka shkruar Mehmeti në një postim në rrjetet sociale, duke komentuar në një postim të kryetarit të Ligës së Veteranëve të futbolli, Enes Shosholli.
